Dhunohet në mënyrë të frikshme 84-vjeçari, rrezikon jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2020, 21:25
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ne Perth të Australisë, në orët e vona të natës.
Një 84-vjeçar po lufton me jetën pasi disa grabitës e kanë sulmuar dhe dhunuar në mënyrë të frikshme, kjo ka bërë që i moshuari të mos mundet të informojë policinë vendase për ngjarjen pasi ndodhet në gjendje kritike.
“Një 84-vjeçar që jeton i vetëm të sulmohet aq barbarisht?! Njerëzit nuk ndihen të sigurt të jetojnë në shtëpitë e tyre. Nuk kemi pasur mundësi për të folur me të lënduarin, pasi ai ndodhet në gjendje kritike në spital”, u shpreh një zëdhënës i policisë vendase.