Dikur rrugët e heshtura, tani në Wuhan pishinat e mbushura plot
Kujtojmë se Wuhan është qyteti kinez, i cili ishte vatra eparë e përhapjes së koronavirusit. E ndërsa e gjithë bota është duke luftuar meCovid-19 mesa duket në Wuhan është rikthyer jeta normale.
Imazhet e publikuara e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Këtëfundjavë të shumtë kanë qenë të rinjtë të cilët janë mbledhur bashkë në njëparty në pishinë. Organizatorët për të tërhequr sa më shumë vizitorë kanë ofruarbileta me gjysëm çmimi për turistet.
Në mediat sociale kineze, disa komentues u shprehen tëhabitur që një ngjarje e tillë është lejuar të zhvillohet në këtë periudhëpandemie. Mirëpo, Wuhana nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus që ngamesi i majit.
Masat e marra filluan të hiqen në muajin prill dhe jeta pak nga pak filloi t'i kthehet normalitetit.
