BE diskuton për krizën pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi
Kriza në Bjellorusi pas zgjedhjevepresidenciale është fokusi i takimit virtual që po mbajnë sot liderët e BE-së.Opozita kërkon mosnjohjen e rezultatit dhe hapjen e rrugës së zgjedhjeve tëreja.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian do tëkërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe tërheqjen e presidentitAleksandër Lukashenko nga tentativa për marrjen me dhunë të pushtetit.
Përpara konferencës virtuale të mesditës,ishin grupimet më të mëdha politike të kontinentit që deklaruan të hënën se nuke njihnin Lukashenkon si fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
Ky i fundit mori më shumë se 80 % të votave kundrejt 10 % të rivales Svetlana Tikanovskaja, por sipas Brukselit, gara nuk ishte e lirë dhe as e drejtë e transparente.
Vetë Tikanovskaja i bëri apel BE-së të mbajëanën e qytetarëve, të cilët prej të dielës së 9 gushtit dalin paqësisht nërrugë për të protestuar regjimin 26-vjeçar të Lukashenkos.
"Jukërkoj të mos i njihni këto zgjedhje të manipuluara. Zoti Lukashenko ka humburtë gjithë legjitimitetin në sytë e kombit dhe botës. Unë kam propozuar njëtranzicion paqësor të pushtetit, për të mbajtur zgjedhje presidenciale të rejadhe demokratike nën vëzhgimin ndërkombëtar."
Politikania 37-vjeçare që u arratis nga vendijavën e kaluar për arsye sigurie, urdhëroi të martën ngritjen e një këshilli qëdo dialogojë me forcat politike në vend.
Ky hap u denoncua si përpjekje për grushtshteti nga presidenti Lukashenko.
"Nëfillim formojnë një lloj selie opozitare për tranzicionin e pushtetit, dhepastaj na kërkojnë që t'ua kalojmë atyre pushtetin. Kjo nuk ka dyshime, ështënjë tentativë për grusht shteti dhe do ndeshet siç edhe parashikohet."
Lukashenko akuzoi qeveritë e vendeveperëndimore europiane se disa prej tyre nuk e dinë ku shtrihet Bjellorusia, dhese ai ka urdhëruar njësitë ushtarake të qëndrojnë në gatishmëri lufte nëkufirin perëndimor të vendit pasi i druhet tensioneve me të huajt.
Në ditët e fundit, presidenti i KëshillitEuropian, presidenti francez, Emanuel Makron, dhe kancelarja Angela Merkel kanëzhvilluar telefonata me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, dhe kanë apeluarpër mospërshkallëzimin e krizës dhe përfshirjen e palëve në dialog.