SHBA: Biden, shpresa e demokratëve
Xho Bajden është zyrtarizuar si kandidati përpresident i Partisë Demokratike në SHBA, duke marrë bekimin e ish-kryeshtetarëvedemokratë të vendit.
Partia Demokratike amerikane i ka besuarish-zv.presidentit, Xho Bajden, garën për karrigen më të lartë të shtetit nëzgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Kandidatura e politikanit veteran për Shtëpinëe Bardhë u pranua të martën nga demokratët e të 50 shteteve amerikane në kuadërtë ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar.
Personalitetet e partisë, presidentët BillKlinton dhe Xhimi Karter, dhe ish-Sekretari i Shtetit, Kolin Pauell, i PartisëRepublikane kundërshtare, thanë se ata shohin te 77-vjeçari Bajden shpresën semund ta mposhtin kreun aktual të shtetit, Donald Trump.
"Në një kohë si kjo, Zyra Ovale duhet tëjetë një vendkomandë eprore, jo një vendkomandë kaosi si tani. Partia jonëështë e bashkuar për një president që i përvishet punës, praktik, që i realizongjërat, një njeri me mision: që merr përgjegjësi, nuk e fsheh fajin; qëpërqendrohet, nuk sorollatet; që bashkon, nuk përçan."
Kjo është hera e tretë që Biden garon përpresident pas tentativave të vitit 1988 dhe 2008.
Një ditë më parë ai u shfaq përkrahbashkëshortes së tij, ndërsa të enjten politikani demokrat pritet të mbajëfjalimin në Kuvendin e partisë, ku do të fokusohet te idetë për të kaluarsituatën me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike dhe pajtimin social pas protestavedisamujore në vend.
Ndërkaq, rivali i tij, presidenti Trump,vazhdon ta etiketojë kundërshtarin si një vegël të radikalëve të majtë.
Gjatë një tubimi me simpatizantët, kreu ishtetit tha se ai është i vetmi president që ka përmbushur më shumë sesa premtimetqë bëri në fushatën e 2016-ës, dhe ftoi votuesit ta shohin ditën e zgjedhjevetë nëntorit, si ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Sondazhet vazhdojnë të favorizojnë demokratinBiden pak muaj para garës, edhe pse republikani Trump e ka ngushtuar rezultatinnë javët e fundit.