SHBA: Kuvendi Kombëtar i Demokratëve, mbështetje për Joe Biden
Demokratët amerikanë kanë hapur Kuvendin etyre Kombëtar për të zyrtarizuar mbështetjen pas kandidatit të vet përpresident, Joe Biden.
Ish-zonja e parë e vendit, Mishel Obama, thotëse Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin.
Opozita amerikane provoi të hënën se qëndron epërbashkuar në misionin për ta larguar nga karrigia e presidentit shefin aktualtë Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.
Dita e parë e Kuvendit Kombëtar të Demokratëveu mbajt virtualisht dhe pa praninë e mbështetësve në rrethanat e një pandemie qëka vrarë mbi 170 mijë amerikanë deri tani.
Gjatë tri ditëve të ardhshme, personalitetet mëtë larta të partisë pritet të zyrtarizojnë kandidaturën e ish-zv.presidentit,Joe Biden, për garën drejt zyrës ovale.
Ish-gruaja e presidentit të parë me ngjyrë nëvend, Mishel Obama, u tregua në mbrëmje më e ashpra nga të ftuarit me fjalimine saj kundër presidentit Trump.
"Duatë jem e sinqertë dhe e qartë fare. Donald Trump është presidenti i gabuar përvendin. E kuptoj që mesazhi im nuk do shkojë në veshin e gjithkujt, sepsejetojmë në një komb thellësisht të ndarë, dhe unë vetë që flas jam një grua mengjyrë. Por më besoni, këtë herë duhet të bëjmë ndryshimin, t'i japimfund këtij kaosi, ta votojmë Joe Biden."
Në kuvendin e demokratëve të hënën pati edheperformanca muzikore me mesazhe të forta kundër racizmit, siç e dëshmoi edheprania e vëllait të George Floyd, afroamerikanit të vrarë në muajin maj nga njëpolic, dhe ngjarje e cila nxori përsëri në pah tensionet racore në vend.
Gjendja ekonomike, homazhet për viktimat ekoronavirusit, denoncimi i dhunës policore dhe evidentimi i të metave tëpresidentit Trump dhe rreziqet që ai i kanos demokracisë ishin temat qëdominuan edhe ligjëratat e demokratëve të tjerë.
Në një tubim me përkrahësit e vet në shtetin eMineapolisit, Trump i thumboi rivalët demokratë për formatin e sajuar, duke ukapur me ironi pas faktit se të gjitha fjalimet e folësve ishin të regjistruaradhe të mirëmenduara për të provokuar ndjenjat e elektoratit blu.
Ai shtoi se qëndrimet e ekstremit të majtë tëcilat Joe Biden synon të përforcojë nukkanë për të pasur vend në Shtëpinë e Bardhë.
"Psenuk e paskam ditur, që edhe unë ta regjistroj fjalimin tim javën tjetër. Dosigurohem që të jetë perfekt, çdo fjalë. Do bëj pesë-gjashtë prova dhe do ithem stafit 'zgjidhni më të mirin'. Një fitore e Bajdenit do e zëvendësojëlirinë amerikane me fashizmin, sepse të majtët janë fashistë."
Ndërsa Kuvendi i Demokratëve përfundon tëenjten, republikanët nisin mbledhjen e tyre të hënën e ardhshme, ku pritet tëashpërsohen sulmet ndaj kundërshtarëve politikë.
Në një sondazh të fundit të publikuar nga CNN,kandidati demokrat për presidenti Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris,parashikohet që më 3 nëntor të marrin 50 për qind të votave të amerikanëve,kundrejt 46 % për dyshen Trump dhe zëvendësine tij, Mike Pence.