Arrestohet ish i dashuri gay i këngëtarit të njohur

Problemet nuk ndalen për stilistin e njohur, por që më shumë njihet për faktin e të qenurit i dashuri i fundit i këngëtarit të ndjerë, George Michael.

47-vjeçari Fadi Fawaz u ndalua nga oficerët e policisë në Londër pasi kishte dëmtuar një seri makinash me çekiç, madje në momentin e arrestimit ishte me çekiç në dorë.

Kjo nuk është hera e parë që stilisti arrestohet.

Një vit më parë, Fadi Fawaz u arrestua me akuzat për përpjekje për të shkatërruar rezidencën e këngëtarit të ndjerë në Londër me një vlerë prej 5 milionë dollarësh.

Kjo pronë i është lënë motrës nga këngëtari në testament, dhe si duket stilisti nuk e kishte pritur mirë këtë gjë.