Koronavirusi, më pak vdekjeprurës, ndryshimet gjenetike favorizojnë shkallën e infeksionit, jo rreziqet
Studiuesitkanë zbuluar se një mutacion i ri i koronavirusit që po qarkullon taniparaqitet disa herë më infektiv sesa i pari, por jo aq i rrezikshëm për jetën enjerëzve që ai prek.
Koronavirusi i ri duket se ka pësuar njëdeformim gjenetik që e bën atë më pak vdekjeprurës për pacientët e prekur në Evropë,në Amerikën e Veriut dhe në disa pjesë të Azisë.
Eksperti i njohur dhe njëherësh presidenti iShoqatës Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive, Paul Tambyah, thotë semutacioni "D614G" duket se po përhapet në botë me një shkallë më tëlartë infeksioni por pa paraqitur të njëjtat karakteristika të rrezikshme te shëndetii njeriut.
"Përhapjae shpejtë dhe ulja e shkallës së mortalitetit është faktikisht tendencë e shumëviruseve pasi ata hyjnë në një popullatë. Është në interesin e virusit që tëinfektojë më shumë njerëz por të mos i vrasë, sepse virusi ka nevojë për njëtrup shoqërues që i ushqen dhe strehon. Si të thuash, nuk mund ta shkatërroshshtëpinë ku jeton dhe burimin ushqimor."
Prezenca e këtij mutacioni të ri tëkoronavirusit u konfirmua të dielën në Malajzi në dy vatra infeksioni tashmë tëizoluara dhe të raportuara rishtas nga shteti juglindor i Azisë.
Forma e re gjenetike është zbuluar që nëmuajin shkurt dhe ka qarkulluar nga Evropa drejt dy kontinenteve amerikane.
"Nëjavët e fundit, po të konsultosh bazën informative të publikuar nga OBSH-ja,sheh se ky lloj variacioni, apo mutacioni, ka pushtuar gjerësisht Evropën. Dhemë interesantja, edhe pse nuk jemi të sigurt, është se raporti i vdekjeve në Evropëështë ulur ndjeshëm, krahasuar me Amerikën e Veriut, me Brazilin apo pjesët etjera të botës."
Shkencëtarët mendojnë se duke qenë gati 10 herëmë infektiv sesa koronavirusi i shfaqur fillimisht në Kinë, ky mutaciongjenetik i kovidit të ri mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave që janëaktualisht në testim.
Vaksina e parë antikovid në botë u miratua javëne kaluar nga Rusia, ndërsa vetëm një ditë më parë, Kina aprovoi patentën për njëprogram alternativ vaksinimi për njerëzit e shëndetshëm.
Vaksina e konceptuar që në muajin mars nga njëkompani bioteknologjie vendëse ndërthur gjurmë të virusit normal të gripit mestruktura gjenetikisht të ndryshuara të koronavirusit që shtyjnë organizmin enjeriut të prodhojë antitrupa shtesë për të paralizuar receptorët e virusit.
Përveç vaksinave të Rusisë dhe Kinës, në gjithëbotën po studiohen mbi 150 zgjidhje të ndryshme për të imunizuar planetin nganjë sëmundje që deri më sot ka infektuar rreth 22 milionë njerëz dhe u ka marrëjetën më shumë se 770 mijë të tjerëve.