Argjentinasit 150 ditë karantinë

Prejgati 150 ditësh, kryeqyteti i Argjentinës mban në fuqi masa kufizuese përqytetarët si një nga rajonet më të prekura nga koronavirusi. Një vendim iqeverisë për ta shtyrë më tej afatin e karantinës ka revoltuar qytetarët.

Vendimi i qeverisë së presidentit argjentinas,Alberto Fernandez, për të shtyrë masat kufizuese ndaj koronavirusit ështëpritur me demonstrata të gjera qytetare.

Kryeqyteti i vendit, Buenos-Ajresi, qëndron nënregjimin e karantinës nga muaji mars apo prej gati 150 ditësh, e duke parësituatën me pandeminë në vend, autoritetet kanë njoftuar se masat do vazhdojnëtë qëndrojnë në fuqi të paktën për dy javët e ardhshme.

Protestuesit të hënën sfiduan urdhrat përdistancim social duke tubuar në rrugët qendrore me thirrjet për liri dhe meslogane kundër qeverisë.

Disa nga pjesëmarrësit dënonin vaksinat dhepretendonin se izolimi i qytetarëve nga kovidi-19 është një komplot global përt'i nënshtruar njerëzit.

"Nukmendoj se presidenti po tregohet i sinqertë. Fshihet diçka tjetër pas kësaj,pas vendit me karantinën më të gjatë se gjithë të tjerët."

Protesta qytetare e mbështetur pjesërisht ngaopozita e vendosi theksin edhe te temat si korrupsioni dhe te tkurrja ekonomikeqë pritet të arrijë 12 për qind këtë vit, duke prodhuar miliona të varfër dhe tëpapunë të rinj në shtetin e tretë më të fuqishëm të Amerikës Latine.

Kritika të forta u drejtuan edhe ndaj planit tëpresidentit Fernandez për reformën në drejtësi, që parasheh shtimin e gjykatavefederale për të reduktuar vendimmarrjet politike të gjykatësve.

Pala kundërshtare shprehet se ky ndryshimtenton manipulimin e sistemit ekzistues.

"Nee kundërshtojmë këtë lëvizje kundër demokracisë. Duam që qeveria të respektojëndarjen e pushteteve dhe të mos krijojë ligje që nuk ndëshkojnë tëkorruptuarit."

"Përfat të keq këta po e shkatërrojnë vendin. Unë nuk dua të jetoj në Venezuelë.Jam në Argjentinë dhe dua që vendi im të bëhet më mirë."

Presidenti i Argjentinës, Fernandez, bëri apeltë hënën për unitet popullor në ballë të kësaj krize që ka goditur ekonomikishtdhe fizikisht shoqërinë, ndërsa kërkoi ndërgjegjësim dhe jo mohimin e përmasavetë pandemisë që në vend ka prekur rreth 300 mijë qytetarë dhe u ka kushtuar jetënmbi 5 mijë personave.