Liban, dënohet vrasësi i ish-kryeministrit, Gjykata e Hagës shpall vendimin për vrasjen e Rafik Haririt
Gjykatae Posaçme e Hagës dënoi një person për vrasjen e ish-kryeministrit libanez RafikHariri dhe çliroi nga akuzat tre të tjerë. Ndërsa e konsideroi vrasjen eHaririt akt terrorist, Gjykata tha se nuk ka prova për përfshirjen eHezbollahut apo të Sirisë në ngjarjen e 14 shkurt 2005.
Një nga katër tëakuzuarit për vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri në Bejrut nëvitin 2005 u dënua nga gjykata e posaçme e Kombeve të Bashkuara.
Salim Ayyash dhetë tjerët, të gjithë pjesë e grupit militant shiit Hezbollah, u gjykuan nëmungesë që nga viti 2014. Vendimi vjen në një kohë të vështirë dhe krizepolitike për Libanin.
Ayyash u gjetfajtor si pjesëmarrës në aktin terrorist të vrasjes së Haririt dhe të 21 vetëvetë tjetër dhe për përpjekjen për të vrarë 226 qytetarë të tjerë me anë të njëmakine bombë më 14 shkurt 2005.
15 vite ngangjarja, Gjykata Speciale në Hagë ka mohuar përfshirjen e Sirisë dhe tëorganizatës militante të Hezbollahut në vrasjen e ish-kryeministrit libanez,Rafik Hariri.
Ish-biznesmeniHariri që drejtoi qeverinë e Libanit për dy mandate, u vra më 14 shkurt tëvitit 2005 së bashku me 21 vetë të tjerë nga shpërthimi i një autobombe teksashoqërohej me makinë në kryeqytet. Atëkohë ai shërbente në funksionin eopozitarit dhe apelonte për tërheqjen e trupave të Sirisë nga vendi pasdekadave luftë civile.
"Nëkëndvështrimin e Gjykatës, Siria dhe Hezbollahu mund të kenë pasur motive përta eliminuar Haririn dhe disa nga aleatët e tij politikë, por nuk ka prova se udhëheqësite Hezbollahut u përfshinë në vrasjen e tij, dhe as për ndërhyrje të Sirisë.Sulmi ishte akt terrorist që synoi të përhapë frikë tek populli libanez,"tha Re.
Vrasja e ish-kryeministrit libanez e futi vendin në krizë dhe nxiti beteja të brendshme politike për pushtet.