Gjermania: Kosova burim infeksioni
Gjermania ka identifikuar Kosovën si një ndërvendet që po përhapin infeksionin e koronavirusit. Numri i rasteve të reja kaarritur nivelet e muajit prill dhe përpjekjet për vaksina pritet të japin frytvetëm vitin e ardhshëm.
Gjermania raporton një dyfishim të rasteve mekoronavirus në tri javët e fundit, dhe kancelarja Angela Merkel paralajmëron senuk do ketë lehtësime të mëtejshme të masave kufizuese.
Të mërkurën, numri i personave të konfirmuarme kovidin-19 u rrit me mbi 1,500 duke e çuar totalin në 226 mijë.
Sipas autoriteteve, 39 % e rasteve mësohet se u importuan nga jashtë dhe si vatra kryesore të infeksionit janë identifikuar Kosova, Kroacia dhe Turqia.
"Jemi në mesin e pandemisë. Virusi është mes nesh edhe pse i padukshëm. Vëmë re se shtimi i lëvizjeve dhe i kontakteve mes njerëzve po i rrit rastet e reja. Këtë trend duhet ta ndalim," u shpreh kancelarja Merkel.
Për vendin, prioritet mbetet vazhdimi iaktiviteteve ekonomike dhe ruajtja e vendeve të punës.
Kur raportohen më shumë se 9 mijë jetë tëhumbura nga virusi në Gjermani, vëmendje po i kushtohet edhe përgatitjes sëmedikamenteve dhe vaksinave antikovid.
Me përfundimin me sukses të fazës së tretë të testimit te njerëzit, autoritetet kanë shpresë se mund të vaksinojnë në masë gjermanët e parë duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.