Koronavirusi, Australia: Nëse vaksina funksionon, falas për 25 milionë shtetas
Kryeministri i Australisë Skot Morrison deklaroi se do të donte të bëntetë detyrueshme vaksinën për COVID-19 për të gjithë qytetarët australianë.
Deklarata u bë pasi qeveria e tij firmosi një marrëveshje mekompaninë Anglo- Swedish Astra Zeneca për prodhimin e vaksinës së mundshmecovid-19 e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit.
Studiuesit shpresojnë të kenë rezultate në në fazën e tretë deri nëfund të vitit.
Scot Morrison e përshkoi si një prej vaksinave më premtuese dhe më tëavancuara në botë. Morrison tha se do të donte ta bënte të detyrueshme, por dotë bëhej përjashtim nëse ekzistojnë arsye individuale mjekësore që e ndalojnë.
Gjithashtu ai shtoi se nëse vaksina rezulton e sukseshme dhe lejohet prodhimi atëherë qeveria federale do e prodhojë vetë dhe do bëjë falas për të gjithë shtetasit australianë, por kjo nuk ka gjasa të ndodh të paktën deri vitin tjetër.
"Nëse kjo vaksinë rezulton efikase dhe ne e prodhojmë, do ta shpërndajmë dhe do ta japim falas për 25 milionë australianët” tha kryeministri
Nga ana e tij zëdhënësi i partisë laburiste në opozitë për shëndetinhodhi dyshime që Australia të kishte mundësitë prodhuese për ta bërë vetëvaksinën.