Papa Francesku: Vaksina e Covid-19 të jetë për të gjithë, të varfër e të pasur
Papa Francesku në meshën e përgjithshme të së mërkurës, 19 gusht, mbajtur në Selinë e Shenjtë në Vatikan apeloi organizmat botërorë të shëndetit publik, të ekonomisë e politikës globale, si dhe të gjithë liderët botërorë të jenë të drejtë e njerëzorë në zgjedhjen më të rëndësishme të momentit që është gjetja e vaksinës kundër pandemisë Covid 19.
"Do të ishte një skandal që e gjithë asistenca ekonomike, shumica e të cilës janë para publike, të përqëndrohet tek industritë që nuk përfshijnë të përjashtuarit, ndihmën ndaj më nevojtarëve e kujdesit ndaj të mirës së përbashkët", është shprehur Ati i Shenjtë.
"Vaksina, tha ai, duhet të jetë për të gjithë, e është e trishtë t'i jepet prioritetet vetëm të pasurve."
Sipas Papa Franceskut pandemia ka shtuar pabarazinë e diskriminimin. "Pandemia , u shpreh ai, zbuloj situatën e vështirë në të cilën ndodhen të varfërit e pabarazinë e madhe që sot mbretëron në botë. E virusi që nuk bën përjashtime mes personave të varfër e të pasur, gjeti në rrugëtimin e tij shkatërrues pabarazi e diskriminim që e coj në rritje."
Papa Francesku apelon se përgjigja ndaj virusit Covid 19 duhet të jetë e dyfishtë, :nga njëra anë duhet gjetur kura për këtë virus të vogël por të tmerrshëm e nga ana tjetër duhet gjetur mënyra për të kuruar virusin e madh të padrejtësisë sociale, të diskriminimit, të pabarazisë së mundësive e mungesës së mbrojtjes ndaj më të dobëve."
"Sot jemi thirrur për të reaguar, tha Ati i Shenjtë, të shërojmë nga epidemitë e provokuara nga viruset e vogla e të padukshme e të shërojmë nga viruset e mëdha sic është padrejtësia e dukshme sociale."