Europa drejt mbylljes, rregulla të reja në çdo vend
Ndërsa rastet e të infektuarëve me koronavirus vijojnëtë rriten, vendet kanë filluar të vendosin kufizime të reja për parandalimin eCovid-19.
Çfarë po bëjnë ata?
Franca: Në disa rajone ka ndaluar grumbullimin eshumë personave
Bllokimi i Francës u vendos në 17 mars, porkufizimet filluan të lehtësohen në 11 maj.
Sidoqoftë, pas shpërthimeve të freskëta nëkorrik, qeveria vendosi që maskat në fytyrë të jenë të detyrueshme në hapësirapublike dhe vende të mbyllura.
Që nga 10 gushti, maskat kanë qenë tëdetyrueshme për moshën 11 vjeç e lart.
Nga 15 gushti, njerëzit që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca do të duhet të bëjnë karantinë për 14 ditë.
Spanjë: Paralajmërimet e udhëtimit pas rritjes sënumrit të infektuarëve
Më 4 maj, Spanja përcaktoi planin e saj për tëfilluar lehtësimin e një prej bllokimeve më të rrepta në Europë.
Urdhërat e qëndrimit në shtëpi janë lëshuar përkatër milion banorë në Katalonja dhe këto masat pritet që të vendosen përsëri.
Qeveria vendosi qe maskat duhet të mbahen nga të gjithë qytetarët me detyrim.
Gjermania: Testimi i detyrueshëm në aeroport
Gjermania filloi të lehtësojë bllokimin e saj nëmuajin prill, duke lejuar hapjen e dyqaneve të vogla.
Në maj, dyqanet e të gjitha madhësive dheshkollave filluan të rihapen
Sidoqoftë, një rritje e rasteve të lidhura menjë fabrikë të përpunimit të mishit pranë qytetit perëndimor të Güterslohshkaktuan bllokime të reja lokale.
Testimi në aeroporte tani është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë.
Itali: Klubet e natës dhe vendet e kërcimit tëmbyllura
Bllokimi i rreptë i Italisë filloi në 7 Mars dheu hoq gradualisht dy muaj më vonë.
Bare, restorante, parukeri, muzetë dhe vendetturistike të gjitha u rihapën me distancim të rreptë social dhe vendosjen edetyrueshme të maskës në fytyrë.
Më 3 qershor, Italia rihapi kufijtë e saj dhepërfundoi kufizimet rajonale të udhëtimit.
Por me numrin e rasteve që po vijojnë të rritenpërsëri në Itali dhe nëpër Europë, udhëtarët që vijnë nga Kroacia, Greqia,Malta dhe Spanja tani përballen me testime të detyrueshme për Covid-19.
Autoritetet urdhëruan mbylljen e të gjithasallave të kërcimit dhe klubeve të natës që nga data 17 gusht.
Gjithashtu qytetarët tani duhet të vendosën maskë nga ora 18:00 deri në 06:00 me kohën lokale në të gjitha hapësirat publike në të gjithë Italinë, ku distancimi social nuk është i mundur.
Portugalia: Klubet e natës mbeten të mbyllura
Portugalia ka pasur më pak raste tëkoronavirusit dhe vdekje krahasuar me disa kombe të tjera të Europës Jugore,
Qeveria rihapi sektorë të ndryshëm të ekonomisëçdo 15 ditë, restorante, kafene, muze dhe plazhet.
Faza e fundit e rihapjes filloi më 1 korrik.
Hotelet janë rihapur, por klubet e natës vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
Grqi: Testimi në aeroport dhe kufi i detyrueshëmpër të gjithë pasagjerët.
Greqia regjistroi çështjen e parë me Covid-19 më26 shkurt dhe menjëherë vendi u vendos në karantinë.
Masat e lehtësimit filluan në fund të prillit. Megjithatë, numri i rasteve filloitë rritet përsëri në korrik.
Që nga 29 korriku, maskat në fytyrë kanë qenë tëdetyrueshme në supermarkete, dyqane, kafene, banka, zyra qeveritare dheparukeri.
Nga 17 gushti, baret, klubet dhe restorantet në Athinë dhe disa zona në të gjithë vendin duhet të mbyllen në mesnatë raporton BBC.





