SHBA, debat për votimet me postë
Demokratët amerikanë mendojnë se kreu ishtetit, Donald Trump, po tenton të sabotojë zgjedhjet presidenciale të 3nëntorit me përdorimin politik të shërbimit postar kombëtar.
Në kushtet e pandemisë, opozita kaparalajmëruar se prezenca në vendvotime mund të rritë rrezikun e përhapjes sëkoronavirusit, ndaj qytetarët mund të votojnë edhe nëpërmjet postës.
Çak Shumër, kryeopozitari i Senatit amerikan,kërkoi të dielën një seancë të posaçme pyetjesh për drejtuesit e postësamerikane, ndërsa senatori demokrat dhe ish-kandidati për president, BërniSendërs, tha se përgjegjës për situatën është kryeshtetari Trump.
"Ajoqë po vërejmë është se presidenti i SHBA-së po bën gjithçka për ta penguarproçesin, për t'ua vështirësuar njerëzve votimin me postë pasi mbajtja e radhësnë vendvotime u rrezikon atyre jetën."
Drejtori i përgjithshëm i postës u emërua dymuaj më parë nga presidenti Trump dhe është akuzuar se i po shërben politikishtrepublikanëve.
Trump ka kërkuar kompromis me demokratët, qëdo i siguronte postës fonde shtesë në këmbim të një pakete lehtësuesefinanciare miliarda dollarëshe për qytetarët amerikanë.
Pak muaj para garës për mandatin e dytë, kreui shtetit vazhdon të humbasë terren politik përballë rivalit demokrat XhoBajden.
Mbështetja për demokratin është rritur ngajava e kaluar kur ai prezantoi zëvendësen e tij Kamala Harris, gruan e parë mëngjyrë që kandidohet për një post kaq të lartë dhe që mendohet se do të ketëshanse reale të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-së nëse ai fiton.