Vatrat e zjarrit në Amerikë shpyllëzojnë qindra hektarë të rinj çdo ditë

Zjarret në xhunglën braziliane, në Amazonë,vazhdojnë të shpyllëzojnë qindra hektarë të rinj çdo ditë.

Në muajin korrik, sipërfaqja e zhveshur ngapyjet e dendura të zonës u rrit me mbi 34% nga viti në vit, ndërsa në dy javëte para të gushtit, raportohet një numër  thuajsei njëjtë i vatrave të zjarrit me verën e 2019-ës, vit kur u shkrumbuan mbi 960mijë hektarë tokë.

Ekspertët theksojnë se zjarret rrallëherë janënjë fenomen natyror, dhe më së shumti provokohen nga fermerët për pastrimin etokave apo nga biznesmenët për qëllime tregtare.

Të dielën, banorët e qytetit të Porto-Velhosvijuan betejën me flakët që rrezikonin banesat.

"Nejemi të varfër. Me rrogën time mbaj vetëm familjen. Zjarri kur vjen i jep fundgjithçka brenda pak sekondave. Nuk e dimë kush e ndez e pastaj largohet. Kam 14vite këtu dhe gushti ka qenë gjithmonë i tillë."

Me urdhër të presidentit brazilian, nga muajimaj në territorin e vendit është shpërndarë edhe ushtria për të ndaluarshtrirjen e zjarreve, por ambientalistët thonë se nuk po shohin rezultate.

Edhe në Amerikën Veriore, moti i thatë dheflakët masive po rrezikojnë këto javë zonat e banuara.

Në shtetin e Kalifornisë, autoritetet njoftuanavancimin me shpejtësi të zjarrit në zonat me shkurre afër Los-Anxhelesit.

Me qindra banorë janë urdhëruar të evakuojnëdhe me dhjetëra godina janë shkatërruar.

Dëshmitarët vendës kapën edhe pamje amatore tëtë ashtuquajturve ciklone zjarri.

Flakët në Kaliforni kanë djegur deri tani mbi8 mijë hektarë tokë dhe mbi 1,500 zjarrfikës që janë dislokuar në terren kanëmundur të kontrollojnë vetëm 12 për qind të vatrave të zjarrit.

Rajonin jugperëndimor të SHBA-së pritet ta përshkojënjë valë të nxehti deri ditën e enjte.