Rriten rastet me Covid-19, qeveria libaneze mbyll vendin për 2 javë
Ministri i Shëndetësisë në Liban pas rasteve të shtuara mekoronavirus ka kërkuar një bllokim dy javor të vendit.
Ky vendim vjen dhe pas shpërthimit shkatërrues të datës 4gusht në Bejrut, ku më pas qytetarët filluan protesta ku bënin përgjegjësqeverinë për atë që ndodhi.
"Ne shpallim sot një gjëndje alarmi të përgjithshme dhekemi nevojë për një vendim të guximshëm për të mbyllur vendin"- tha HamadHassan për radion Voice of Liban.
Gjithashtu ai tha se këto dy javë do të lejonin mjekët të përqëndroheshinnë trajtimin e më shumë se 6,000 personave të plagosur nga shpërthimi, kushimica e tyre janë në gjendje të rëndë.
Ditën e diele, Ministria e Shëndetësisë raportoi 438 raste tëreja me koronavirus dhe gjashtë vdekje. Ndërkohë, agjensia e KB për refugjatëtpalestinezë konfirmoi se katër persona me Covid-19 kishin humbur jetën në kampeLibane dhe paralajmëruan se gjërat mudn të dalin jashtë kontrollit.
Në zhvillime të tjera në Lindjen e Mesme:
Autoritetet në Jordan mbyllën qytetin verior të Ramtha, icili është afër kufirit me Sirinë, pasi pati shumë të infektuar me Covid-19.
Iraku ndaloi turistët e huaj të hynin në vend për tëndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit përpara ritualeve fetare tëmuslimanëve të Ashures, të cilat fillojnë në fund të gushtit.
Miliona njerëz mblidhen në faltoret dhe xhamitë në qytetinKarbala dhe në vende të tjera.