Kriza në Bjellorusi, Këshilli Evropian mban mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën

Kriza e shkaktuar në Bjellorusi pas fitores sëzgjedhjeve ka detyruar Bashkimin Këshillin Evropian që të thërrasë një mbledhjetë jashtëzakonshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti iKëshillit Evropian Charles Michel në Twitter, ku thekson se dhuna ndaj protestuesvenë Bjellorusi është e papranueshme.

Postimi i Charles Michel në Twitter

''Do të thërras një takim të anëtarëve të Këshillit Evropian këtë të Mërkurë në orën 12:00 për të diskutuar situatën në Bjellorusi. Njerëzit e Bjellorusisë kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të zgjedhin lirshëm udhëheqësin e tyre. Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe nuk mund të lejohet.''