Bjellorusi: Grevë kundër Lukashenkos, kryeopozitarja e gatshme për zgjedhje të reja
Operatorë të ndryshëm ekonomikë janë ngritur në grevë kundër presidentit bjellorus Aleksandrër Lukashenko. Kryeopozitarja që u arratis javën e kaluar nga vendi pasi i rrezikohej ka propozuar të marrë ajo udhëheqjen e vendit deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja.
Në Bjellorusi ka nisur një grevë e përgjithshme kundërpresidentit Aleksandër Lukashenko, teksa opozita ka propozuar që ta marrë ajo përsipërudhëheqjen e vendit.
Punonjësit e televizionit shtetëror iu bashkuan të hënënpresionit qytetar duke braktisur punën, në shenje proteste ndaj censurës dherezultatit të zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Gjatë një vizite në një fabrikë të kryeqytetit, punëtorëte revoltuar i kërkuan Lukashenkos të largohej, ndërsa po në Minsk, 5 mijëpunonjës të një uzine traktorësh demonstruan si të premten e kaluar me thirrjetpër dorëheqjen e kreut të shtetit.
Një ditë më parë, mijëra qytetarë bjellorusë denoncuantentativën e presidentit për të marrë një mandat të gjashtë, pas 26 viteve nëpushtet.
Kryetarja e re e pakicës politike, SvetlanaTikanovskaja, apeloi të hënën personat me uniformë dhe policinë e shtetit tëmos e mbështetin kryeshtetarin 65-vjeçar por të mbajnë anën e popullit.
"Unë jam gati të marr përgjegjësitë dhe të udhëheqkombin për t'i kthyer vendit qetësinë dhe normalitetin, për të liruar të gjithëtë burgosurit politikë dhe për të përgatitur sa më shpejt një bazë ligjore dhekushte për një raund të ri zgjedhjesh presidenciale, realisht të drejta dhetransparente."
Në garën e 9 gushtit, 37-vjeçarja Tikanovskaja siguroizyrtarisht 10 për qind të votave, ndërsa Lukashenko më shumë se 80 për qind,por pretendohet se procesi u manipulua në dëm të opozitës.
Presidenti Lukashenko akuzoi të dielën NATO-n se po ekërcënon me trupa ushtarake afër kufijve për të ndërhyrë me tanke dhe avionë nëseai nuk do pranojë përsëritjen e zgjedhjeve.
Rusia i ka ofruar vendit ndihma ushtarake nëse situatado të përshkallëzohej.
Këshilli Europian ka njoftuar se të mërkurën do mbajënjë tjetër takim për gjendjen e tensionuar në shtetin lindor të kontinentit, kumësohet se mund të flitet edhe për sanksionet ndaj zyrtarëve.
Presidenti i Këshillit, Sharl Mishel, theksoi sepopulli bjellorus ka të drejtë të vendosë për të ardhmen dhe ta zgjedhë lirishtudhëheqësin e vet, dhe se dhuna ndaj tyre nuk do tolerohet.