I shpejtë dhe i lirë, krijohet testi i ri për Covid-19
Pas disa muajsh zhgënjim për testimin dhe vonesat, një testi ri i pështymës mund t'u japë amerikanëve një mundësi më të shpejtë për të mësuarnëse ata kanë Covid-19 apo jo.
Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Yala krijuantestin SalivaDirect, i cili mori autorizimin për përdorim urgjent ngaAdministrata e Ushqimit dhe Barnave ditën e shtunë.
Në dallim nga disa teste të tjera që kërkojnë pajisje tëspecializuara, testi SalivaDirect nuk kërkon një shtupë specifike ose pajisjembledhëse.
"Ne e thjeshtësuam testin në mënyrë që të kushtojë vetëmdisa dollarë për reagentë, dhe presim që laboratorët të ngarkojnë vetëm 10 dollarë për mostër"- tha NathanGrubaugh, një profesor ndihmës i Yale për epidemiologjinë.
"Nëse ky test mund të zbatohet në të gjithë vendin, nemë në fund mund të marrim një plus në këtë kohë pandemie, madje edhe para njëvaksinë"- shtoi ai.
Studiuesit thanë që testi i ri mund të prodhojë rezultate nëmë pak se tre orë, dhe saktësia është e barabartë me rezultatet e testimittradicional të hundës. Ata thanë që testet e SalivaDirect mund të bëhen tëdisponueshme publikisht javën e ardhshme raporton CNN.