Votimi me postë, demokratët akuzojnë presidentin Trump se po saboton zgjedhjet
Demokratët amerikanë mendojnë se kreu ishtetit, Donald Trump, po tenton të sabotojë zgjedhjet presidenciale të 3 nëntoritme përdorimin politik të shërbimit postar kombëtar.
Në kushtet e pandemisë, opozita ka paralajmëruarse prezenca në vendvotime mund të rritë rrezikun e përhapjes së koronavirusit,ndaj qytetarët mund të votojnë edhe nëpërmjet postës.
Nga shërbimi postar ka ardhur përgjigjja segjendet në krizë, ndaj i është dashur të ulë kostot, të ndërpresë dërgesatjashtë orarit të punës, e pa një ndihmë financiare, ekziston mundësia që të mose përmbushë në kohë dorëzimin e miliona fletëvotimeve të marra nga qytetarët.
Çak Shumër, kryeopozitari i Senatit amerikan,kërkoi të dielën një seancë të posaçme pyetjesh për drejtuesit e postësamerikane, ndërsa senatori demokrat dhe ish-kandidati për president, Bërni Sendërs,tha se përgjegjës për situatën është kryeshtetari Trump.
"Ajo që po vërejmë është se presidenti i SHBA-së po bën gjithçka për ta penguar procesin, për t'ua vështirësimin njerëzve votimin me postë pasi mbajtja e radhës në vendvotime u rrezikon atyre jetën."
Dhoma e ulët e Kongresit amerikan ekontrolluar nga demokratët ka njoftuar se do të votojë një ligj që i ndalonpostës të ndryshojë shërbimet që ofronte në fillimin e këtij viti.
Drejtori i Përgjithshëm i Postës u emërua dy muaj më parë nga presidenti Trump dhe është akuzuar se i po shërben politikisht republikanëve.
Kreu i shtetit e kundërshton votimin nëpërmjetpostës pasi sipas tij rrit mundësinë e manipulimit të rezultatit sepse dikushmund të plotësojë dhe postojë mijëra fletë votimi, ose vota e tyre mund tëhumbasë gjatë transportit, e verifikimi i këtyre rasteve do e zgjaste procesinme muaj e vite.
Trump ka kërkuar kompromis me demokratët, qëdo i siguronte postës fonde shtesë në këmbim të një pakete lehtësuesefinanciare miliardadollarëshe për qytetarët amerikanë.
Pak muaj para garës për mandatin e dytë, kreui shtetit vazhdon të humbasë terren politik përballë rivalit demokrat XhoBajden.
Mbështetja për demokratin është rritur ngajava e kaluar kur ai prezantoi zëvendësen e tij Kamala Harris, gruan e parë mëngjyrë që kandidohet për një post kaq të lartë dhe që mendohet se do të ketëshanse reale të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-së nëse ai fiton.