Lungomare po humb shkëlqimin, shëtitorja që “transformoi” Vlorën po dëmtohet

Lungomarja, investimi që u cilësua se transformoi Vlorën po humb shkëlqimin nga dëmtimet. Qytetarë e turistë akuzojnë bashkinë për mungesën e mirëmbajtjes por dhe mungesën e kulturës për të mbrojtjes së investimeve publike.

E përfunduar në vitin 2017, Lungomarja u cilësua investimi që transformoi Vlorën.

Por mungesa e kujdesit nga institucionetdhe vetë qytetarët po i heq shëtitores shkëlqimin

“Lungomarene shikoj si një aset për të gjithë publikun. Po ndërgjegjësimi i popullatës duhettë jetë më i lartë se janë shërbime që kostojnë lekë.”

Një pjesë e pemëve janë tharë, ndërsaata që janë shkulur nuk janë zëvendësuar duke lënë gropa bosh.

“Atajanë tallur me këtë shtrim. Edhe pishat janë tharë.”

“Janëshkulur disa pemë ngaqë përplaset vala.”

Edhe Projekti i stolave inteligjentë qëu reklamua shumë dhe që kushtoi 400 mijë euro, tashmë ka dalë jashtëfunksionit!

Qytetarët akuzojnë autoritetet përdegradimin e investimit.

“Nganxitimi siç duket ka diçka te cilësia.”

Por nuk ngurojnë të gjejnë përgjegjësiedhe tek kultura e munguar e mbrojtjes së pronës publike.

Ndërtimi i Lungomares kushtoi 17.2milion euro, ku 12 u financuan nga fondet IPA të BE dhe 5.2 nga qeveriaShqiptare.