Lungomare po humbet shkëlqimin

Investimi i vitit 2017 në Lungomare qëu cilësua se transformoi Vlorën, po humb shkëlqimin nga dëmtimet. Qytetarë eturistë akuzojnë bashkinë për mungesën e mirëmbajtjes por dhe mungesën ekulturës për të mbrojtjes së investimeve publike.

Por mungesa e kujdesit nga institucionet dhe vetëqytetarët po i heq shëtitores shkëlqimin.

"Lungomare-n e shikoj si njëaset që i ofrohet të gjithë publikut, të gjithë shqiptarëve. Ndërgjegjësimi imasës duhet të jetë më i lartë sepse këto në fakt  janë shërbime që iu kushtojnë atyre qëpaguajnë taksa "

Një pjesë e pemëve janë tharë, ndërsa ata që janëshkulur nuk janë zëvendësuar duke lënë gropa bosh.

"Ato u tallën me këtë investim qëbënë në Lungomare. Vunë ca pisha që u thanë që të gjitha"

Edhe projekti i stolave inteligjentë që u reklamuashumë dhe që kushtoi 400 mijë euro, tashmë ka dalë jashtë funksionit!

Qytetarët akuzojnë autoritetet për degradimin einvestimit.

Ndërtimi i Lungomares kushtoi 17.2 milion euro, ku12 u financuan nga fondet IPA të BE dhe 5.2 nga qeveria Shqiptare.