Tiranë: Foshnja e pajetë gjendet në kosh plehrash, shoqërohet e reja nga Gjirokastra
Një foshnje e pajetë është gjetur e hedhurpranë një koshi mbeturinash në kryeqytet. Foshnja ka qenë e futur në një kutikartoni dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen "AliDemi" mbrapa marketit të vjetër.
Policia dyshon se bebja ka lindur i vdekur dheështë hedhur në kazanët e mbeturinave që ndodhen në të njëjtën lagje mematernitetin 'Koço Gliozheni'.
Pas hetimeve paraprake, Policia e Tiranës thase u bë i mundur identifikimi si dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit tëPolicisë Nr.1, i shtetases 32-vjeçare me iniciale H.M., banuese në Gjirokastër,për veprime të metejshme hetimore.
Nënës së foshnjes i janë marrë në komisariatdeklarime në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ajo kadeklaruar para oficerëve të policisë se foshnja ka lindur e vdekur dhe se nukkishte para për ta varrosur.
Foshnja e gjinisë mashkullore ështëtransportuar drejt morgut ku po kryet eskpertimi për të mesuar shkakun evdekjes.
Në pyetje janë marrë edhe banorë te zonësndërsa është kërkuar edhe sekuestrimi i kamerave te sigurisë të lokalevepërrreth vendit ku u gjet e hedhur foshnja.
