"Nuk doja të kishte ndodhur kurrë!" Shoferi i ambulancës i penduar në gjykatë, shtypi 10 vjeçarin në Kakavijë
I penduar është shfaqur në gjykatë, Armir Golemi, shoferi i ambulancësqë përplasi për vdekje fëmijën 10 vjeçare nga Lezha në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Ngjarja e rëndë u shënua më 15 gusht, në afërsi të Bularatit në një nga ditët kumijëra familje shqiptare ishin në pritje për të kaluar kufirin e mbyllur përshkak të masave anticovid nga pala greke.
“Nukdo të doja të kishte ndodhur kurrë kjo që ndodhi” ka thënë Golemi para gjykatësduke treguar më pas si kishte ndodhur.
Sipas rrëfimit në ambulancë ka pasur njëtë sëmurë që e po transportonte drejt spitalit të Gjirokastrës. Në një moment fëmijaka prerë rrugën . 10 vjeçari i ka dalë furishëm nga krahu i majtë irrugës. Shoferimohon të ketë qenë me shpejtësi në momentin e aksidentit rrugor. Ai pretendonse ka qenë me shpejtësi 75 km/ orë
Prokurorja e çështjes Ermira Munelli kërkoi masën e arrestit me burg

Ndërkohë avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj ka dhënë sqarimet dhe argumentat e klientit te tij i cili ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe së për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura.
Gjykatësja e gjykatës së Gjirokastrës, Blerta Çibuku ka dhënë masën e arrestit me burg