Po kurohej në Turqi për Covid-19, ndahet nga jeta ish-kryetari i bashkisë Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2020, 11:22
Ndahet nga jeta Albert Sanxhaku, ish kryetar ibashkisë Lushnje.
Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes AlbertSanxhaku është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në një spital në Stamboll të Turqisë,ku prej disa javësh po kurohej, pasi u infektua me COVID.
Fatkeqësisht Sanxhaku, pavarësisht trajtimit mjekësor,nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.
Sanxhaku ka qenë kryetar bashkie në qytetin eLushnjes në vitet 2007-2011.
Sanxhaku i fitoi zgjedhjet nën siglën eLëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera tërëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësor.
Vdekja e Sanxhakut e çon numrin e viktimavenga Covid-19 në vend në 231 persona deri më tani.