Kamëz, organizoi dasmë, gjobitet me 1 mln lekë pronarja
Vazhdojnë gjobat për organizim dasmash nëvend.
Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milionlekë gjobë, pronaren e një restoranti dasmash në Kamëz, pasi u konstatua dukeushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Shërbimete Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara nësubjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanëevidentuar në Kamez, një restorant në të cilin organizoheshin dasma nëkundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar ngaPolicia e Shtetit.” – shkruan policia.
Për subjektin në fjalë, me pronare shtetasenV. B.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Tiranës apelon për të gjithëadministratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së COVID-19.