Hapja e shkollave, PD denoncon: Qeveria nuk ka asnjë plan, çfarë do të bëhet me nxënësit shkollave të shembura pas tërmetit

Në një prononcimpër mediat Ndriçim Mehmeti i PD-së shprehet se Rama zgjodhi pushimet përpara 640mijë nxënësve dhe studentëve.

Për PD-në,reagimi i ministres së Arsimit Besa Shahini ishte anemik dhe se nuk ka asnjë planapo diçka konkrete.

“Kryeministrinë ikje Edi Rama zgjodhi sërish plazhin përpara 640 mijë nxënësve dhestudentëve. Ai vazhdon të heshtë, nëse qeveria ka ndonjë plan për hapjen apo jotë shkollave në shtator. Reagimi i Ministres së tij të Arsimit ishte anemik. Natha se nuk kanë asnjë plan dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka konkrete. Njësojsi për pandeminë, edhe plani për shkollat është imagjinar. Ministrja nuk na thasesi do të bëhet mësimi online, do të bëhet në klasë apo i alternuar. Nuk natha masat për secilën alternativë. Me pak fjalë, ajo që mësuam se gjithçka dotë improvizohet në minutën e fundit. Kanë ftuar me SMS mësuesit të kthehen nëshkollë dhe të përgatisin mjediset për fillimin e vitit të ri shkollor, poraskush nuk di asgjë çfarë do të bëhet. Ministria e Arsimit nuk ka nxjerrë asnjëudhëzim, përveç datës së fillimit të vitit të ri shkollor, për mënyrën sesi dotë fillojë mësimi, online, në klasë në kushte e distancimit fizik, ialternuar!?”

Po ashtu,Mehmeti shtoi se gjithë kësaj situate të paqartë i shtohet edhe fakti që 106shkolla rë rrënuara nga tërmeti nuk kanë përfunduar.

“Gjithëkësaj paqartësie i shtohet fakti se sipas deklarimit të qeverisë, kemi 106shkolla të rrënuara plotësisht dhe ende asnjë shkollë të përfunduar. Gjendjaështë edhe më shqetësuese po të kemi në konsideratë faktin, se shkollat errënuara ndodhen në qendrat më të mëdha urbane, aty ku edhe numri i nxënësveështë më i madh. Aktualisht ndodhemi në vendin ku dikur ishte shkolla“Sami Frashëri”, e shembur pa asnjë procedurë transparente pas tërmetit.Largimi i nxënësve nga shkolla ka shtuar numrin e tyre në klasa. Në Tiranë,Durrës, Vorë edhe më parë numri i nxënësve në klasë i kalonte shifrat e 38-40nxënës. Po tani si do të operojë Ministria e Arsimit me nxënësit e shkollave qënuk janë të gatshme për t’u hapur? Sipas një llogarie të thjeshtë janë më shumëse 8 mijë nxënës që mësonin në shkollat e shkatërruara nga tërmeti. Mepandeminë, situata është rënduar edhe më shumë, për shkak se qeveria nukndërtoi asnjë shkollë të re.”

Mehmeti theksonse publiku dhe organet e drejtësisë duhet të kenë parasysh se disa shkolla u rrënuansi pasojë e aferave korruptive të qeverisë.

“GjithashtuPD i rikujton publikut dhe organeve të drejtësisë, se rrënimi i shkollave, nukishte vetëm pasojë  e tërmetit por edhe e aferave korruptive të qeverisëdhe pushtetit lokal . Le t’u referohemi fakteve konkrete. Shkolla “RamazanJangozi “, në Thumanë u inaugurua si ndërtimi ri nga themelet, në shtator tëvitit 2019 dhe u rrënua në themel nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi ipërbashkët i Bashkisë Krujë dhe MASR, për ndërtesën e shkollës, kapte shifrën500 mijë euro. Pyetja është: Si u shkatërrua shkolla në më pak se dy muaj. Rasttjetër flagrant është edhe ai i shkalles “Sami Frashëri”. Z. Veliaj e promovoinë 9 gusht 2018 si modelin e shkollës së rikonstruktuar, që do të përhapej nëtë gjithë bashkinë e Tiranës. Në 26 nëntor 2019 ajo u bë e pabanueshme. Kushkoi gjithë ai investim dhe mburrje e kryetarit të bashkisë së Tiranës? Kushkuan tabletat, të cilat kushtuan qindra mijëra euro, që sipas ministresShahini, ishin në shkollë dhe do të bëheshin aktive për nxënësit sa tëpërfundonte periudha e COVID-19? Këtyre aferave të mëparshme u shtohet edhefati se shumica e shkollave janë planifikuar të rindërtohen me PPP, dukerënduar barrën e borxheve për shqiptarët dhe duke shtuar hijet e korrupsionitnë rindërtimin e shkollave. Duket qartë që qeveria nuk ka një plan masash tëdetajuar për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk ka buxhet dhe nuk ka asvullnet dhe as dëshirë të zhvillojë arsimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.”