Mbi 16 mijë shqiptarë kërkojnë punë në Itali

Janë 16 847 emigrantë shqiptarë që kërkojnë punësim e pajisje me leje të rregullta qëndrimi në Itali.

Mbyllet "Sanatoria e madhe" në Itali, procesi i punësimit e i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët klandestinë e për emigrantët me leje qëndrimi të skaduar.

Autoritetet italiane kanë publikuar raportin me të dhënat efundit e të përgjithshme mbi numrin e emigrantët që kanë prezantuar kërkesat.

Nga ky proces 2 mujor, i nisur më 15 qershor e i mbyllur me15 gusht 2020 kanë përfituar  207 542 emigrantë rë parregulltë e 16 847janë shqiptarë.

85% e emigrantëve kanë kërkuar punësim në sektorin shtëpiak,pra kujdestari shtëpiake e asisstencë personi e 15 % kanë kërkuar punësim nësektorin bujqësor e blegtoral.

Janë 176 848 emigrantë te parregulltë që kanë kërkuar të punësohenpër kujdestari shtëpiake e asistencë personi e 11 671 prej tyre  janë shqiptarë.

Ndërsa në bujqësi e blegtori kanë kërkuar të punësohen 30694 emigrantë e 5681 janë emigrantë te parregulltë shqiptarë të cilëtmbajnë dhe numrin më të lartë të kërkesave të prezantuara në këto dy sektorë 

I konsiderueshëm i lartë është dhe numri i punëdhënësveemigrante shqiptarë që kanë kërkuar të punësojnë emigrantër e parregullt nëItali.

Janë 2382 oferta nga punëdhënës shqiptarë në sektorin shtëpiake 519 në atë bujqësor e blegtoral. Në këto dy sektorë të fundit sipërmarrësitshqiptarë mbajnë numrin më të lartë të ofertave të prezantuara ndër sipëemarrësitme kombësi të huaj.Rajonet italiane që kanë dorëzuar numrin më tëlartë të kërkesave për punësimin e emigrantëve klandestinë janë Lombardia,Kampanja, Emilia Romagna, Lazio etj.