OFL u dërgon formularin e pasurisë 5 shtetasve në Elbasan dhe Berat

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të AktitNormativ për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim tëorganizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim përvetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 shtetasve:

E. B., banues në Elbasan, i dënuar për vepratpenale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produktevetë veprës penale”;

E.  S.,banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi inarkotikëve";

M.  B.,banues në Elbasan,i  dënuar për veprënpenale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese";

B.  Ç.,banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja enarkotikëve";

A. G., banues në Berat, i dënuar për veprënpenale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.