Dibër, organizoi dasmë, gjobitet me 1 mln lekë administratori i biznesit

Organizoiceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me gjobë administratorii subjektit në Dibër.

Përadministratorin policia kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllimparandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Peshkopisë, kanë evidentuarsubjektin me administrator shtetasin K. L., i cili kishte organizuar ceremonimartesore në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet esigurisë.” – njofton policia.

Policia e Dibrësapelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnëaktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese,me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.