"Stop regjimit!" Pas sms-ve të Veliajt, Meta në mbrojtje të gazetarëve
Presidenti Ilir Meta shprehu solidaritetin me gazetarët duke marrë shkas nga mesazhet shantazhuese të dërguara nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në adresë të gazetarëve.
Ilir Meta: “Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre. Asgjë nuk e ndal Ndryshimin! Madje koha e Ndryshimit ka kaluar prej 4 vitesh. Tani ka ardhur Kohë tjetër!
Meta fton të gjithë gazetarët që ta njoftojnë presidentin kur pronarët e tyre dorëzohen para presioneve të pushtetit dhe të themelojnë bashkë një media transparente.
Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre tëdorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një mediatransparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëmmediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni parapresioneve të pushtetit dhe pronarëve! Kujtoni poezinë e Havzi Nelës dhe do iqëndroni misionit tuaj fisnik në shërbim të të vërtetave dhe popullit shqiptarqë meriton të rimarrë në dorë fatet e Tij.”
Meta thekson se si president e siqytetar është me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar ngarrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal.
“Si President, por edhe si qytetar, jam sot me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal, por edhe me të gjithë kolegët e saj të cilët shantazhohen çdo moment. Çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner! Dhe Bordi Drejtues do jetë i përberë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.”
Deklarata e Metës solli reagimin e kryebashkiakut Erion Velia i cili vleresoi lajm te mire faktin që Meta ka marrë iniciativen për media të re transparente. Si kundërpërgjigje Veliaj mori nga zedhenesi i presidentit Tedi Blushi
"Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për "tërmetet" e Bablokut!"