Elbasan, dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe policisë, prangoset 50-vjeçari
Prangoset nga50-vjeçar në Elbasan, pasi pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimine një vendimi gjyqësor.
Ai ka ushtruar dhunëfizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: N. Ç., 50vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen 'Kongresi', Elbasan, ka penguarpunonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimitgjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguarnë marrjen e kujdestarisë së fëmijës.” – njofton policia.
Materialethetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan përveprat penale, "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit tërendit publik" dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës".