Lamtumira për Lulin! Ceremonia private, familja kërkon mirëkuptimin e të gjithëve


Për shkak të pandemisë së koronavirusit përcjellja për në banesën e fundit e Lulzim Pasmaçiut, vëllait të presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi do të bëhet private.

Familja kërkon mirëkuptimin e të gjithë të afërmve e miqve, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

Familja vlerëson shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë tyre në këtë ditë të vështirë.

Vëllai i presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi humbi betejën me COVID-19 në orët e para të mëngjesit të sotëm, 18 gusht 2020. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kesaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Prej 29 vitesh, Lulzim Pasmaçiu mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group”

I gjithë stafi mediatik i “Yldon Media Group” i përcjell ngushëllime familjarëve për humbjen e të dashurit të tyre.