Demalia: Ish-kryehetuesi Qemal Lame falsifikator i porositur i shkrimtarit Kadare, e paraqet si kundërshtar të regjimit

Përmes një postimi në Facebook, analisti IlirDemalia e cilëson si një turp librin e Qemal Lames, i cili e paraqetshkrimtarin Ismail Kadare si një kundërshtar të regjimit socialist.

Demalia shkruan se ka dhe një vit deri teNobeli për të shtuar falsifikime, gënjeshtra fantazi delirative të njëkrimineli si shoku Qemal, për 'disidencën dhe rrezikun" për jetën qe kapasur Ismail Kadare në diktaturë.

Demalia: Kryehetuesi i Shqipërisë ngavitet 1982-1992 Qemal Lame, përgjegjes për torturat fizike-psiqike në qelitë ehetuesive dhe për montime gjyqesh politike, tashmë shfaqet si fallsifikator iporositur i shkrimtarit më të madh te realizmit socialist shokut Ismail Kadare,duke na e paraqitur në librin e tij, "Dritë hijet e kohës", IsmailKadaren, si kundërshtar i regjimit i ndjekur si komplotist dhe pregatiturvdekja e tij nga E. Hoxha.

ShokuQemal Lame, është nxituar për ti dhënë material të "persekutimit" teKadaresë Stokholm-it, se këtë shtator, nuk do të ketë ndarje të çmimit Nobel.Ka dhe një vit për të shtuar fallsifikime, gënjeshtra fantazi delirative të njëkrimineli si shoku Qemal, për 'disidencën dhe rrezikun" për jetën qe kapasur Ismail Kadare në diktaturë.

QemalLame, në vend që të ekstradohet nga Gjermania, vendi ku jep fonde përDEKOMUNISTIZIMIN e Shqipërisë, si Shoqata të Persekutuarish apo InstitutiStudimeve te Komunizmit, që nuk thonë një fjalë, të kërkojnë ekstradimin eQemal Lames në Shqiperi të gjykohet si dikur nazistët, ata i bashkangjiten Lames-për"disidencën" e Kadares. Shoqërisë shqiptare i mungon kodi moral i sëdrejtës.