Të gjithë në Presidencë për dekorimin e Meidanit, mungon Rama
Në ceremoninëe organizuar nga Presidenca për vlerësimin e prof. Dr. Rexhep Meidanit me Dekoratëne Flamurit Kombëtar kishte politikanë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe ngaKosova e vende të tjera.
Por ajoqë u vu re, në një kohë kur të pranishëm ishin edhe ish-kundërshtarët politikëtë Meidanit, ishte mungesa e kryeministrit Rama.
Sipas zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, kryeministri ka qenë i ftuar, por komenton me ironi se ka qenë duke u marrë me çështjen e Bjellorusisë.
“Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof. Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!” – shkruan Blushi.
Ndërkohë,presidenti tha se u kërkon falje të gjithëve atyre që do të donin të ishin të pranishëm,por që për hir të pandemisë duhet të jenë të kujdesshëm.
“U kërkojmë falje me dhjetëra, qindrapersonaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile,akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëmpër sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkonkudo tek të gjithë” – tha Meta.