Meta vlerëson ish-presidentin Rexhep Meidani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Meta ka vlerësuar ish-Presidentittë Republikës, Prof.Dr. Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Ilir Meta, zgjodhi ta vlerësojë në76-vjetorin e lindjes, ish-presidentin Rexhep Meidani për përgjegjësitë e lartaqë ka treguar Mejdani si president.

“Jamshumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtëceremoni solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnëdrejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arriturvlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë. Jetapolitike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97-2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuartek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dheintelektual.

Po ashtupër kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën. Forca e Kushtetutësqëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidaninjihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Aiishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikpritjes shqiptare. Personaliteti shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve qënga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me tëkrenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm”, - thaMeta.

Në Presidencë, në ceremoninë e organizuar ngaMeta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha,Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko, kryetari i Akademisësë Shkencave, Skënder Gjiknushi, si dhe politikanë nga Kosova, si presidentiThaçi dhe Jakup Krasniqi.