Nuk zmbrapset Turqia, Erdogan: Sanksionet dhe kërcënimet nuk do na ndalin të zbulojmë gazin
Turqia duket e vendosur të vazhdojë kërkimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga Bashkimi Europian. Presidenti Taip Erdogan thotë se Turqia është në rrugën e duhur dhe do t’i mbrojë me të gjitha mjetet të drejtat e saj.
As sanksionet e paralajmëruara nga Bashkimi Europian dhe as dislokimi iushtrisë franceze në rajonin e Mesdheut Lindor nuk e kanë zmbrapsur Turqinë nganisma e saj e kërkimit të gazit dhe naftës në det. Presidenti Rexhep TaipErdogan paralajmëroi se “sanksionet dhe kërcënimet” nuk do ta zmbrapsin Turqinënga zbulimi i gazit në Mesdheun Lindor.
“Për këtë çështje, vendi ynë ka të drejtë dhe ne do t’i mbrojmë të drejtattona me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Nuk do të tërhiqemi për shkaktë sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Erdogan.
Analistët thonë se në të vërtetë kreu turk është i interesuar tëpërmirësojë rezultatin e tij elektoral, pas humbjes fatale të zgjedhjeve tëfundit vendore.
Tensionet në Mesdheun Lindor u rritën që kur u zbuluan rezerva të mëdha tëgazit vite më parë. Ankaraja dërgoi javën e kaluar një anije hulumtuese tëshoqëruar me anije ushtarake në një rajon të cilin Greqia e konsideron territortë saj.
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së u takuan me urgjencë të premten dhe shprehënsolidaritet të plotë me Greqinë, ndërsa bënë thirrje për uljen e tensionit.Qeveria greke i kërkoi BE-së masa konkrete kundër Turqisë, ndërsa disa vende europianeme Gjermaninë në krye refuzojnë sanksionet dhe sugjerojnë dialogun mes palëve.
Franca ndërkohë e rriti të enjten praninë e saj ushtarake në rajon nëshenjë mbështetjeje për Greqinë. Marrëdhëniet mes Parisit dhe Ankarasë janë tendosur gjithashtu kohët e fundit.
Benzinë zjarrit i hodhi marrëveshja greko-egjiptiane për caktimin e kufijve detarë, çka e nxiti Turqinë të dërgojë për herë të dytë në një rajon pranë Kretës dhe Qipros anijen e saj vrojtuese, që i paraprin operacioneve për zbulimin e gazit.