Protestat në Bjellorusi, BE do ndëshkojë disa zyrtarë përgjegjës për dhunën ndaj njerëzve
Opozita në Bjellorusi ka bërë thirrje për një fundjavë meprotesta paqësore kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, AleksandërLukashenko. Bashkimi Europian ka kërkuar të respektohen protestat dhe se po përgatitettë ndëshkojë disa zyrtarë në vend.
Qytetarët bjellorusë kanë pushtuar sërish sheshet ekryeqytetit duke kërkuar për të gjashtën ditë radhazi dorëheqjen e presidentitAleksandër Lukashenko.
Me mijëra protestues marshuan drejt godinave qeveritare nëMinsk, me lule në duar dhe me pankarta kundër dhunës policore dhe Lukashenkos.
Teksa turma mblidhej para parlamentit, forcat e rendit tërreshtuara në kordon sigurie ulën skafandrat për t'i lejuar gratë t'i përqafonindhe t'u jepnin lulet.
Një ditë më parë, Bashkimi Europian tha se po bëhet gati tëaplikojë sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë që urdhëruan shtypjen e protestaveqytetare pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, dhe që opozita i akuzon simanipulues të rezultateve elektorale.
Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen dhe mijëra të tjerëjanë shoqëruar në polici, disa prej tyre të torturuar, pse kundërshtojnëvazhdimin e regjimit 26-vjeçar të kreut të shtetit.
Lukashenko thotë se agresioni ndaj tij po provokohet ngaaktorë ndërkombëtarë dhe persona me precedentë të mëparshëm penalë.
"Mos dilni kotrrugëve. Duhet ta kuptoni se po përdoreni njësoj si fëmijët tanë, si mish përtop. Ka njerëz që vijnë nga Polonia, Holanda, Ukraina dhe nga Rusia gjoja meshumë liri."
Kandidatja opozitare, Svetlana Tikanovskaja, e arratisur nëLituani pasi i kërcënohej jeta, u bëri thirrje të premten qytetarëve dhekryetarëve të bashkive të zhvillojnë protesta gjatë fundjavës.
Në zgjedhjet e fundit, politikania e re mori vetëm 10 përqind të votave përballë rivalit të saj 65-vjeçar me 80 për qind të mbështetjespopullore, por ajo pretendon për parregullsi të mëdha.
"Ka prova tëdokumentuara, kopje protokolli se komisionet nuk i numëruan drejt votat. Nëdisa zona, unë mora 60 deri 70 për qind të votave. Bjellorusët nuk e besojnëfitoren e Lukashenkos."
Presidenti Lukashenko, synon të nisë mandatin e tij tëgjashtë në krye të shtetit dhe i ka refuzuar akuzat për manipulim tëzgjedhjeve, edhe pse vëzhguesit e OSBE-së nuk mundën t'i dokumentonin ndërsadhjetëra të tjerë raportohet se u arrestuan nga autoritetet.