Rradhë të gjata në aeroportet gjermane, turistët që kthehen nga Spanja testohen për Covid-19

Në aeroportet gjermane janë krijuar radhë të gjata të turistëve që kthehen nga Spanja pasi qeveria vendosi testimin e të gjithë atyre që kthehen në vend. Disa turistë u detyruan të ndërpresin pushimet për shkak të karantinës së detyruar dyjavore të shpallur nga qeveria gjermane.

Radhë të gjata janë krijuar në aeroportet gjermane tështunën për shkak të kthimit nga Spanja që mijëra turistëve dhe pas vendimit tëautoriteteve për të testuar të gjithë ata që kthehen.

Gjermania vendosi testin e detyrueshëm për të gjithëturistët që kthehen nga vende me rrezikshmëri të lartë në mënyrë që të ndalojëpërhapjen e infeksionit, ndërkohë që sezoni turistik arrin pikun.

Thuajse mbarë Spanja, përfshirë edhe ishulli turistiki Mallorca, u shpall nga Gjermania të premten rajon me rrezik të lartë përshkak të shpërthimit të rasteve të reja me korionavirus.

Marc Semmelmann, i cili sapo u kthye nga Ibiza, thotëse masat e autoriteteve për të testuar të gjithë të kthyerit janë tëkuptueshme.

"E mirëkuptoj vendimin, jo vetëm për ne, por edhepër familjet tona. Mendoj se është një vendim i drejtë," tha Semmelmann.

Caktimi i rajoneve me rrezikshmëri të lartë zakonishtpasohet nga paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ndaj turistëvepër të mos udhëtuar në këto vende në të kundërt do të ndeshen me karantinë tëdetyruar dyjavore.

Qeveria gjermane ka përcaktuar disa vende të BashkimitEuropian si vende që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkak të numrit tëlartë të infektimeve dhe rritjes së normës në mbi 50 raste për 100 mijë banorëgjashtë shtatë ditëve të fundit.

Infektimet në Spanjë janë shtuar ditët e fundit, pasivendi ndaloi karantinën e ashpër. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë gjermane inxiti shumë turistë t’i ndërpresin pushimet për të shmangur karantinën. Njëvendim i tillë zemëroi Madridin zyrtar.