Francë-SHBA, hetim shpërthimit në Bejrut

Franca dhe ShBA-ja kanë bashkuar forcat për të hetuar shpërthimin e 4 gushtit në Bejrut. Ndonëse zyrtarisht Libani ka refuzuar një hetim ndërkombëtar, hetuesit e huaj kanë filluar punën. Në vend qytetarët nuk besojnë se qeveria mund të kryejë një hetim të plotë dhe të pavarur.

Franca dërgoi një helikoptermbajtëse dhe policinëmjekoligjore në Bejrut të Libanit pas shpërthimit shkatërrues dhe vdekjeprurësnë port.

Si protestuesit libanezë, ashtu edhe bashkësiandërkombëtare kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur të shpërthimit që vraumbi 170 vetë dhe plagosi mijëra të tjerë.

Puna e autoriteteve libaneze filloi me mosmarrëveshjepolitike për atë që do t’i drejtojë hetimet. Shumë qytetarë dyshojnë se qeveriamund të zhvillojë një hetim të pavarur. Gjithashtu një i dërguar amerikanmbërriti të shtunën në Bejrut për të ndihmuar në hetimin e shkaqeve tëshpërthimit.

"Çfarë ndodhi saktësisht? Çfarë e solli shpërthimin? Ne duhet të garantojmë një hetim të plotë, transparent dhe të besueshëm," tha diplomati amerikan  David Hale.

Ndërkaq puna ka rifilluar në pjesën tjetër të portit ecila nuk u dëmtua nga shpërthimi dhe punëtorët aty u panë duke shkarkuar grurë.Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 30 për qind e portit është tërësisht edëmtuar.

Prej ditësh familjarë të viktimave po i kërkojnëKëshillit të Sigurimit të OKB-së që të autorizojë një hetim ndërkombëtar, porpresidenti Michel Aoun e refuzoi një propozim të tillë.

Megjithatë skuadrat franceze të hetuesve filluan ngapuna dhe disa zhytës janë dërguar në kraterin e shkaktuar nga shpërthimi. Atasynojnë që të mbledhin mostra të eksplozivit.

Deri tani dihet se më 4 gusht ndezja e rreth tremijëton nitrat amoni solli shpërthimin në port, por shkaqet mbeten të panjohur.Dokumentet e zbuluar më vonë tregojnë se udhëheqja e vendit dhe politikanët elartë ishin në dijeni për rrezikun që paraqiste lënda kimike e magazinuar nëmënyrë të papërshtatshme në port.