Ministria e Jashtme: Për hyrjen nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia në Itali duhet testi Covid

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,nisur nga vendimet e vendeve të ndryshme lidhur me kufizimet në regjimin elëvizjeve të udhëtarëve, njofton se sipas Dekretit të fundit, datë 12 gusht2020, të shtetit italian lidhur me hyrjen në territorin e Italisë, nevojitetparaqitja e testit me rezultat negativ për Covid-19 për qytetarët e Maltës,Spanjës, Greqisë dhe Kroacisë.

Momentalisht, për qytetarët të cilët nuk e kanë detyrim sipasDekretit që të paraqesin testin, autoritetet italiane kanë marrë masa që këtyrepasagjerëve t’u kryhet tamponi (falas) në momentin e mbërritjes në aeroport nëmënyrë që të vijojnë më tej drejt destinacionit të tyre.

Kjo masë është marrë për shtetet që nuk janë tëpërfshirë në Dekret, me qëllim mospërhapjen e virusit Covid-19 në Itali.

Sikurse ndodhi edhe me udhëtarët që mbërritën në aeroportin ePerugia-s me fluturimin e sotëm nga Shqipëria, ora 14:00, ekipet mjekësoreitaliane të vendosura në aeroport u kryen pasagjerëve tamponin falas, si dheprocedurat e tjera përfshirë deklarimin e të dhënave personale në një formulartë posaçëm.

Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit.

Me qëllim parandalimin e situatave problematike në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ju fton që të ndiqni informacion të përditësuar mbi lëvizjen jashtë vendit. Klikoni në web-in zyrtar, si dhe shfletoni rubrikën COVID -19.

Në këtë hapësirë, mund të aksesoni informacionin për shtetin ku doni të lëvizni, kriteret përkatëse dhe procedurat e ligjshme që duhen plotësuar nga ana juaj, për të realizuar kalimin në shtetin tjetër.