SHBA do zhvendosë në Poloni selinë e tyre ushtarake për rajonin e Europës pas konflikteve me Gjermaninë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e zhvendosin në Poloniselinë e tyre ushtarake për rajonin e Europës, pas mosmarrëveshjeve të funditmes Uashingtonit dhe Gjermanisë.
Pakti SHBA-Poloni për një bashkëpunim më të zgjeruar në fushëne mbrojtjes u firmos në Varshavë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo,dhe presidenti polak, Anxhej Duda.
Polonia aktualisht strehon rreth 4,500 trupa amerikane nëterritorin e vet, kontingjent që pritet ta rritë me 1 mijë ushtarë më shumë dhemund të arrijë në 20 mijë në rast kërcënimi.
Mirëmbajtja e infrastrukturës së re ajrore dhe tokësore qëduhet ndërtuar, si edhe prezenca e shtuar ushtarake amerikane, do i kushtojnëPolonisë rreth 135 milionë dollarë çdo vit.
"Marrëveshja do eforcojë mjaft sigurinë e Polonisë dhe ka për të pasur impakt në aspekte tëtjera të bashkëpunimit, në investimet amerikane dhe në fushën e energjisë."
Përveç ofrimit të ekspertizës për forcat ushtarake vendëse,pala amerikane thotë se me praninë e saj do vazhdojë t'i bëjë ballë rreziqeve qëi kanosen NATO-s dhe Europës nga aktorët si Rusia.
Konflikti për detyrimet buxhetore dhe mospërmbushja einvestimeve në aleancën e Atlantikut detyroi Uashingtonin muajin e kaluar të tërheqërreth 12 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania.
Gjatë ditës, kryediplomati Pompeo trajtoi me kryeministrinpolak edhe tema të ditës si pandemia e koronavirusit, protestat në Bjellorusi,sigurimin e gjeneratës së re të rrjetit celular 5G nga Kina dhe planet përzhvillimin e disa centraleve bërthamore energjetike me teknologji amerikane.
Vizita e Pompeos përmbylli turin e tij disaditor europian qënisi me Republikën Çeke, në Slloveni dhe të premten, në Austri.