Protestat kundër Lukashenko, Rusia gati të ndërhyjë në Bjellorusi

Protestat kundër presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko janë shtrirë në mbarë vendin, ndërkohë ky i fundit kërkon ndihmë ushtarake nga Rusia për të shtypur lëvizjen popullore. Lëvizjes kundër Lukashenkos iu bashkua edhe stafi i televizioni shtetëror që shpalli një grevë të përgjithshme dhe refuzoi transmetimin e propagandës.

Ky është momenti tragjik i hapjes së zjarrit ndaj njëprotestuesi paqësor në Bjellorusi. Dhuna e policisë i ka nxitur edhe më shumëprotestat anti qeveritare dhe thirrjet kundër presidentit AlekasandërLukashenko. Presioni i protestave e detyroi edhe Rusinë t’i ofrojë ndihmëgjithanshme Bjellorusisë, përfshirë atë ushtarake.

Presidenti i bjellorus Aleksandër Lukashenko tha sebisedoi në telefon me homologun rus Vladimir Putin.

“Sa u përket çështjeve ushtarake, ne kemi njëmarrëveshje me Rusinë që i mbulon këto incidente, ” tha Lukashenko pasitelefonatës me Putinin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

“Unë kam pasur një diskutim të gjatë dhe të plotë nëlidhje me situatën me presidentin e Rusisë. Ai dhe unë ramë dakord. Me kërkesëntonë të parë ata do të ofrojnë ndihmë për të garantuar sigurinë eBjellorusisë”, tha ai. Sipas diktatorit bjellorus, por edhe vetë Kremlinit,janë fuqitë e huaja ato që duan ta destabilizojnë rajonin dhe të ndryshojnëregjimin në vend.

Thirrjet për ndihmë të Lukashenkos drejt Moskës erdhënpas një jave protestash të jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas fitores sëzgjedhjeve presidenciale javën e kaluar.

Protestat paqësore ndërkaq vijuan të shpërndahen nëmbarë vendin gjatë fundjavës. Protestuesit ju përgjigjën thirrjes sëudhëheqëses së opozitës Svetalana Tikhanovskaya.

Protestës i janë bashkuar edhe rreth 100 punonjës tëtelevizionit shtetëror të cilët gjithashtu kanë shpallur një grevë të hënën.Punëtorë të sektorëve të tjerë të vendit gjithashtu janë u janë bashkuarprotestuesve që kërkojnë tani dorëheqjen e Lukashenkos.