Covid-19 në botë: Mbi 21 milion të infektuar

Arrin në rreth 5.3 milionë numri i të infektuarve me Covid19 në ShBA, duke e bërë vendin më të goditur nga pandemia në botë. Pavarësisht kësaj gjendjeje dhe parashikimeve të zymta, presidenti Trump nuk po merr asnjë përgjegjësi. Ai u tha gazetarëve se administrata e tij nuk ka gabuar.

Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve meCovid-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë. Sipas shifrave tëpublikuara nga universiteti John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikësjanë regjistruar mbi 5.3 milionë të infektuar.

Këto shifra të larta e rendisin SHBA-në në vendin eparë për nga numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Covid-19.

Kalifornia, ndërkohë është shteti i parë amerikan qëka mbi 600 mijë të infektuar me koronavirus dhe rreth 11 mijë vdekje si pasojëe tij.

Për shkak të gjendjes së krijuar në ShBA, Kanadajanjoftoi se do të vijojë të mbajë të mbyllur kufirin me ShBA-në edhe për njëmuaj tjetër. Shumë kanadezë janë të shqetësuar për rihapjen e kufirit pasi derimë tani vendi ia ka dalë me sukses të rrafshojë trajektoren e pandemisë.

Në lidhje me gjendjen e rëndë në ShBA, presidentiDonald Trump vijon të mos mbajë përgjegjësi dhe madje gjatë një konference megazetarët në Uashington hodhi poshtë edhe paralajmërimet e Qendrës përKontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se vjeshta mund të sjellë gjendjen mëtë keqe dhe një krizë për sektorin e shëndetit publik.

Gjatë një konference në New Jersey, Trump tha se nukbie dakord me parashikimin e autoriteteve shëndetësore:

"Nëse i shikoni numrat e të infektuarave, po bien kudo. Ne e kemi kryer drejt punën tonë," u tha ai gazetarëve.