Gjykata e Pogradecit shpall moskompetencën për 3 të arrestuarit e 'Tushemishtit'. Berberi kishte zyrë avokatie
Gjykatae Pogradecit shpalli moskompetencën territoriale në lidhje me kërkesën e prokurorisë,për të caktuar masë sigurie ndaj Meardi Berberit dhe dy të arrestuarve të tjerënë Tiranë, Ervin Kalaja dhe Anterio Kaloshi.
Prokuroriakërkoi masë sigurie arrest me burg për të tre të ndaluarit, të cilëve jusekuestrua arsenal armësh në një garazh në Tiranë.
EndeProkuroria e Pogradecit nuk i ka paraqitur gjykatës kërkesë për masë sigurie përMeardi Berberin, i cilësuar nga policia, si njeri prej organizatorëve të sulmitmbi hotel Voloreken.
Mbrojtjai kërkoi gjykatës së Pogradecit të shpallte moskompetencën për të caktuar masësigurie, pasi të tre të dyshuarit u ndaluan në Tiranë dhe jo në Pogradec.
Gjykatapranoi kërkesën e mbrojtjes, duke shpallur moskompetencën territoriale përgjykim dhe caktoi ndaj tre të ndaluarve masën e sigurisë arrest me burg.
Gjykatae Pogradecit ia delegoi aktet gjykatës së Tiranës, e cila është kompetente përtë gjykuar akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes pa leje të armeve tëftohta për tre të arrestuarit disa ditë më parë nga policia e Tiranës.
Meardi Berberi ose (Korro) ishte i licencuar edhe si avokat kishte zyrë avokatie në Pogradec.