Daci: Detyra e shtetit tonë duhet të ishte që në rrugë diplomatike të zgjidhte situatën në Kakavijë, qytetarët të braktisur

I ftuar në RTV Ora,juristi Jordan Daci u shpreh se detyra e shteti tonë duhet të ishte që në rrugëdiplomatike të zgjidhje situatën e në Kakavijë.

Për Dacin, ne nukkemi diplomaci dhe as ministër të Punëve të Jashtme., pasi sipas tij, Cakaj duhettë ishte në terren sot dhe t’i bënte thirrje ambasadori grek.

Jordan Daci: Detyra e shtetit tonë duhet të ishte që në rrugë diplomatike të zgjidhte situatën në Kakavijë. Shteti grek nuk do të pranonte çdo kërkesë tonën, por së paku të lehtësohet bërja e testimit përmes një mekanizmi, sepse ata janë qytetarë shqiptarë që mbajnë me remitanca vendin. Reagimi është diletant. Ne nuk kemi diplomaci dhe as ministër të Punëve të Jashtme. Ai duhet të ishte në terren sot dhe t’i bënte thirrje ambasadori grek. Po ashtu, ambasadori jonë në Athinë duhet të paraqisje një kërkesë në autoritetet greke. Do të ishte më pak e ndjeshme situata për qytetarë që do të kalonin për qejf, por ata janë rezidentë.

Daci, lidhur me amnistinëfiskale tha se kjo është një nismë e qeverisë për të pastruar paratë e pista.

JordanDaci:Shteti i ka braktisur qytetarët që janë nëbotë dhe ata që janë brenda. I duam të na sjellin ndonjë lekë, nuk ua duam votën,ua bëjmë jetën skëterrë kur vijnë këtu dhe kërkojnë ndonjë dokument. Nga anatjetër, amnistia fiskale nuk bëhet për këta, por për ata që kanë vjedhurshtetin shqiptar dhe për ata që kanë trafikuar, të cilët duan t’i kthejnë paratëe pista në të pastra me bekimin e Kuvendit. Dje doli një raport që vendi ynë ështënjë nga vendet me rrezik më të lartë sa u përket pastrimit të parave dhe parasësë trafikut të drogës. E gjitha ekonomia e ndershme do të tronditej nga ekonomiae krimit që do të hidhte miliona euro. Kjo do të ligjëronte grupet kriminale përmeskësaj paraje. Gjë e cila do të ketë ndikim në raportet ekonomike dhe politike tëvendit.

Daci tha se sot mbroheninteresat e oligarkisë dhe klasës së lidhur politikën, dhe se qeveria ështëduke marrë borxh për të shlyer borxhin.

JordanDaci:Grupet kriminale kontrollojnë edhe sotvendimet politike duke ndërhyrë deri në legjislativ. Vitet e fundit gjithçka ështëpërkeqësuar, qysh nga rrugët, konkurrencës së lirë, arsimit dhe sistemit tëinspektimit të bizneseve. Të gjitha këto u zhbënë në vitet e fundit tëqeverisjes. Sot shqiptarët janë më të varfër, më të përbuzur, pa shtet dhesistem gjyqësor. Sot mbrohen interesat e oligarkisë dhe klasës së lidhurpolitikën. Ashtu sikurse ikën shqiptarët në vitet ’90, kam frikë se do të përballemime një braktisje të madhe të këtij vendi, sapo të hapen kufijtë. Ne jemi njëvend që marrin borxh për të paguar borxhin. Nëse qeveria vazhdon dhe e thellonborxhin do të ndodhemi në pamundësi reale për të vazhduar. Kjo qeveri po luankartën e tokës së djegur, që të pasi të ikë të bëhet ç’të bëhet.

Intervistoi BesmiraPelushaj, përgatiti A. Kurti