Kaosi ne Kakavijë, Ministria e Jashtme: Pala greke shtoi numrin e tamponeve, 330 në orë
Ministria e jashtme përmes një njoftimi për median njoftonse nga kontakti me palën greke në pikën kufitare të Kakavijës është shtuarnumri i testimeve në orë, nga 220 në 330 testime në orë
Ministria për Evropëndhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhefillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330testime në orë.
Testimi vazhdon pandërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria nëGreqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm ikapaciteteve testuese në oret në vijim.
Po ashtu, jemi nëbisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë qëqytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës“ informon ministria eJashtme.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria eMbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disaekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.
Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën grekedhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.