Olta Xhaçka dhe Haki Çako mbërrijnë në Kakavijë, në ndihmë edhe autoambulancat e FA
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako kanë mbërritur në Kakavijë.
Mësohet se Çako dhe Xhaçka do të takohen me drejtuesvendorë në Gjirokastër në lidhje me radhët e gjata që janë krijuar në doganë.
Ndërkohë, drejt pikës kufitare të Kakavijësjanë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura për t’u ardhur në ndihmëqytetarëve.
Nga an tjetër, rreth orës 15:00 lëvizja emakinave ka nisur në pikën doganore të Kakavijës.
Qytetarët që ndodhen atje me orë të tëra tregojnë se lëvizja e makinave është e ngadaltë, por të paktën ka nisur.
Ndërkohë policia përmes një njoftimi për shtyp deklaroi se ka ndërhyrë tek pala greke për përshpejtimin e punës.
Lexo edhe: Kakavijë: E ngadaltë, por nis lëvizja e makinave në drejtim të shtetit grek
VIDEO/ Dhjetra orë pritje në Kakavijë, e moshuar e shtrirë në tokë nuk ngrihet dot