Zhbllokohet situata në Kapshticë, bie ndjeshëm radha e gjatë në doganë
Duket se radhës sëgjatë të krijuar në doganën e Kapshticës i ka ardhur fundi.
Fluksi i udhëtarëve ka rënë ndjeshëm dhe radha e gjatëkilometrike është shkurtuar ndjeshëm.
Më herët ditën esotme vargu i gjatë i automjeteve që prisnin kalonte fshatin Kapshticë.
Një pjesë eudhëtarëve janë kthyer në qytetet e tyre në pamundësi për të kaluar doganënpasi nuk kishin plotësuar dokumentet përkatëse online në portalin e vendosurnga shteti grek.
Fluksi i krijuarnga udhëtarët lidhet me vendimin e qeverise greke për karantinimin 7 ditor pas datës16 gusht.
Gjithashtu testiCovid krijonte radhë pasi identifikimi, marrja e të dhënave dhe procedurat etjera përkatëse kërkojnë kohën e duhur.
Mijëra qytetarë dhe qindra automjete qëndruan me orë të tëra në temperatura të larta në pritje për të kaluar doganën.
Lexo edhe: Kaos edhe në Kapshticë shikoni vargun kilometrik të makinave të shqiptarëve në pritje