Kamuflimi për t’i shpëtuar arrestimit, më të kërkuarit nga drejtësia fshihen pas simboleve të policisë

Kriminelët e njohurpër ti shpëtuar arrestimit përdorin simbolet e policisë. Rasti më i funditështë i Anterio Kaloshit, i cili u konstatua me dy dokumente identifikimi policieme emra të personave të tjerë. Rast tjetër i ngjashëm është dhe ai i shokut tëtij Orgest Bilbilit, i cili hiqej si punonjës policie me kartë të falsifikuar.

Janë jo të pakta tentativat e personave me rrezikshmëri të lartë shoqëroreqë kamuflohen me simbolet e policisë së shtetit për të kryer krime të ndryshmedhe për t’iu fshehur më pas drejtësisë.

Arrestimi i Anterio Kaloshit dhe Meardi Berberit dëshmon një tjetër rast,kur këto mjete identifikimi përdoren për të mos u kapur gjatë kontrolleverutinë, apo operacioneve të ndryshme.

Sipas policisë Anterio Kaloshi, i dyshuar për disa ngjarje ndër to dhe qëllimime 100 plumba në një hotel në Tushemisht, gjatë kohës që ndodhej në arratikishte përdorur një kartë identiteti shqiptare, një letërnjoftim policie dhenjë dokument i policisë greke.

Me këta dokumente ai i ka shpëtuar arrestimit për dy vite, që prej momentitkur dyshohet se vrau dy të rinj në Lushnjë.

E njëjta skemë është përdorur më herët dhe nga shoku i tij, i shumëkërkuariOrgest Bilbili i cili u arrestua në prill në zonën e Xhamllikut.

Atij nuk iu gjet asnjë mjet identifikimi, por vetëm një dokument policie ifalsifikuar të cilën ai e përdorte.

Gjatë këtij viti ka pasur dhe dy raste të tjera ku janë arrestuar personaqë përdornin simbolet e policisë.

Në Tiranë u ndaluan dy persona, të cilët u prezantoheshin si punonjëspolicie qytetarëve, ndërsa një tjetër qytetar lëvizte me dokumente false të EUROPOLIT.

Julian Muça në momentin e ndalimit ka pretenduar se është efektiv policie dukethënë “jemi kolege” dhe u ka treguar distinktivin.

Krahas dokumenteve të policisë, të inkriminuarit përdorin edhe dokumente tëtjera të institucioneve të drejtësisë.

Rasti konkret është i Meardi Berberi i cili hiqej si avokat për ti shpëtuararrestimit.